Diaspora · Deutschland · Schweiz · Österreich
Po blini nga jashtë?
Shumë nga klientët tanë jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe Austri. E bëjmë procesin të thjeshtë, hap pas hapi.
Si funksionon
01
Na tregoni çfarë kërkoni
Buxheti, qyteti dhe sa dhoma. Në WhatsApp, kur t'ju përshtatet juve.
02
Video-thirrje nga prona
Agjenti ecën nëpër pronë live dhe ju tregon çdo dhomë, pamjen dhe lagjen.
03
Kontrollojmë dokumentacionin
Certifikata e pronësisë, leja e ndërtimit dhe ngarkesat, para se të paguani kapar.
04
Prokurë dhe noter
Nëse s'mund të vini, një i afërm ose avokat nënshkruan me prokurë te noteri.
05
Çelësat ju presin
Pas regjistrimit në kadastër, ju dorëzojmë çelësat kur të vini në Kosovë.
Pyetje të shpeshta
A mund të marr kredi në Kosovë nëse punoj jashtë?
Po. Disa banka japin kredi për diasporën me dokumente të të ardhurave nga jashtë. Ju lidhim me bankën.
Si bëhet pagesa?
Me transfer bankar në llogari të pronarit ose përmes noterit. Asnjëherë me para në dorë.
A mund t'i shoh çmimet në CHF?
Po, me butonin € / CHF në krye të faqes. Kontrata lidhet në euro.
