Politika e privatësisë
Përditësuar më 28 shtator 2026Kush jemi
Lina Real Estate, Rr. Brigada 161, Ferizaj, Kosovë. Email: info@lina-realestate.com, telefon +383 (0) 44 106 626. Ne jemi përgjegjës për të dhënat që mblidhen në faqen lina-realestate.com dhe në aplikacionin Lina Real Estate.
Çfarë të dhënash mbledhim
Kur na shkruani, rezervoni vizitë ose na dërgoni pronën tuaj: emrin, numrin e telefonit, email-in (nëse e jepni), mesazhin dhe pronën për të cilën pyetni.
Në aplikacion: një identifikues i rastësishëm i pajisjes, që t'ju tregojmë statusin e mesazheve tuaja, dhe, nëse e lejoni, një token për njoftime.
Teknike: adresa IP, për mbrojtje nga abuzimi (kufizim i numrit të mesazheve). Nuk përdorim cookies për reklama dhe nuk ju gjurmojmë nëpër faqe të tjera.
Pronat e ruajtura, gjuha dhe monedha ruhen vetëm në shfletuesin ose telefonin tuaj.
Pse i përdorim
Vetëm për t'ju kontaktuar për pronën ose kërkesën tuaj, për të caktuar vizitën dhe për t'ju njoftuar kur agjenti përgjigjet. Nuk i shesim dhe nuk i japim të dhënat tuaja palëve të treta për marketing.
Kush i sheh
Vetëm stafi i Lina Real Estate. Të dhënat ruhen te ofruesit tanë teknikë (Hostinger, Neon për bazën e të dhënave, Resend për email), që i përpunojnë vetëm në emrin tonë.
Sa kohë i mbajmë
Mesazhet dhe kërkesat i mbajmë deri në 24 muaj pas kontaktit të fundit, pastaj i fshijmë, përveç kur ligji kërkon ndryshe (p.sh. kontrata).
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni të shihni, korrigjoni ose fshini të dhënat tuaja, ose të kundërshtoni përpunimin, duke shkruar në info@lina-realestate.com. Përgjigjemi brenda 30 ditëve. Keni të drejtë të ankoheni te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës.
Fshirja e të dhënave nga aplikacioni
Në aplikacion: Më shumë → Fshij të dhënat e mia. Ose na shkruani në info@lina-realestate.com nga numri/email-i që keni përdorur.
Ndryshimet
Nëse e ndryshojmë këtë politikë, data më lart përditësohet. Për ndryshime të rëndësishme ju njoftojmë në faqe ose në aplikacion.
